Sela: O të gjithë o asnjë shqiptar në qeveri!

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin “Programi 200” në Alsat-M ka thënë se tani është momenti ta bashkojmë veprimin politik.

Tani është koha jo ti shkrijmë apo ti bashkojmë partitë politike por ta bashkojmë veprimin politik. Ne realisht kemi shume dallime me partite tjera por gjerat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ata që na dallojnë”, theksoi Sela.

Ai më tej tha se mendimi im është që të gjithë partitë shqiptare të hyjnë në qeveri o asnjë sepse tani jemi në pozitë që të krijojmë bllokun politik shqiptar, të bëjmë strategjinë e përbashkët te kemi një qendrim dhe të kushtëzojmë partitë maqedonase që t,i realizojmë çështjet që tangojnë dhe janë në interes të shqiptarëve.

Lideri i LR-PDSH-së, foli edhe për letrën e PDSH-së që Azem Sadiki e zbuloi ditë më parë në media. Për Ziadin Selën është skandaloze publikimi i atij dokumenti sepse të shkatërrosh një parti e cila sapo është formuar kundër partive maqedonase është skandaloze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu