Sela para dy viteve alarmoi: Open Ballkan është projekt rus (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para dy viteve alarmoi se Open Balkan (Mini Shengeni) është projekt i Rusisë, përcjell in7. Ndërsa sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e konfirmoi duke u krenuar me këtë projekt

Ziadin Sela, me anë të një postimi në facebook para disa muaj theksoi se Open Balkan është “Kali i Trojës” i Putinit në Ballkan.

Sela tha se ‘me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor’.

Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.

Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nuk guxon të ndodhë! Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës./in7.tv/

VIDEO:

IMG_2037


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu