Sela pas Kongresit të ASH me plan që do të dridh Maqedoninë!

Aleanca për Shqiptarët pas kongresit të nesërm do të dal me përcaktime të qarta për shqiptarët, duke kërkuar përmbushjen e detyrimeve nga platforma e partive shqiptare dhe përcaktimeve të Qeverisë, mbi të cilët Zoran Zaev mori mandatin.

Nga ASH thonë për INA se Zaev mori mandatin e kryeministri, por deri tani nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet që dalin nga marrëveshja që atij ia siguroi pushtetin.

Nga kjo parti nuk dëshirojnë të dalin me propozime konkrete, por platforma e tyre me pikat e caktuara do të zbardhet në kongresin e nesërm partiak. Ajo ka të bëjë me përmbushjen e detyrimeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, siç janë: ligji për gjuhën, shpërndarja e barabartë e mjeteve të buxhetit për komunat si dhe pika të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe integrimet euroatlantike. Në të kundërtën, ASH ka theksuar se do të shqyrtojë opsione dhe rrugë tjera për të ngritur zërin përmes rrugëve demokratike. Kryetari i kësaj partie kohë më parë kishte folur edhe për protesta që nuk janë përjashtuese. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu