Sela për ditën e mësuesit: Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela përmes një postimi ka vlerësuar lartë figurën e mësuesit shqiptarë në vigjilje të 7 Marsit ditës së mësuesit, duke shkruar se “Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor.”, shkruan Top24

Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor.
Janë më të dashurit, kujtimi më i bukur i jetës, heronjtë e parë për të gjithë ne.
Të dashura mësuese e mësues,
falemnderit për çdo mund tuajin, për ne dhe për gjeneratat e reja.
Urime 7 Marsin, Ditën e Shkollës shqipe!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu