Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i është përgjigjur ftesës publike të Xhezair Shaqirit të njohur si komandant Hoxha për takim dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëveprim dhe unifikim me kryetarin e Lëvizjes BESA.
Ja se çfarë shkruan Sela, pas thirrjes së Shaqirit:
“Jam pergjijgur cdoher pozitivisht, iniciativave qe kane pasur per qellim faktorizimin politik dhe per rrjedhoje, barabartesine e plote juridiko kushtetuese te shqiptareve ne Maqedoni. Per kte jane deshmitare te gjithe ( dhe besomeni se jane te shumte) qe kane ngritur iniciativa te tilla…
Kam refuzuar dhe do te refuzoj cdo perpjekje, sado shqip te kurdisura e mire te planifikuara qe kane pasur dhe kane per qellim qe problemet tona ti kamuflojne me probleme qytetarie. Qytetarie qyqaresh do te thoja, qe do te vazhdonte vuajtjen dhe agonine e shqiptareve ne Maqedoni.
I nderuar Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha, sapo lexova thirrjen tuaj publike per bashkim te opozites dhe une po publkisht po ju pergjigjem ashtu sic jam pergjigjur cdohere ketyre iniciativave. PO. Ju e dini shum mire, ndoshta edhe me mire se une se ka plot dashakqinje te cilet te pastren e njollosin e te qelburen e paraqesin si te paster. Verejta menjehere, qe makineria propaganduese e ketij soji e sorollopi te shemtuar, iniciatives tuaj menjehere ia mveshi gjoja hipoteken qe une paskam tek ju, e nuk e di cfar tjeter do gatuajne. Zaten as nuk dua tja di, sepse koshienca ime punon per te bere bashk shqiptaret dhe jo per ti percare…
Kur jemi te Hipoteka! Po e pranoj publikisht qe une kam hipoteke! Me te veshtiren dhe me te renden te mundshme. Azgje seshte hipoteka qe dikush mund te ket tek shqerbimet maqedonase, serbe ndac turke qofshin, ne raport me hipoteken qe kam une dhe levizja politike qe une udheheq. Skemi hipotek as te BDI-ja e as te PMTH-ja eshte akoma me e rende se kaq, kemi hipotek ndaj femijeve te tyre, te atyre qe akoma jane te vegjel dhe te pafajshem, te atyre qe akoma skan lindur. Hipoteka jone pra, jane shqiptaret, ardhmeria e tyre, femijet e tyre, niperit,mbesat, sterniperit dhe stermbesat, fati i tyre ketu ne Maqedoni. Ardhmerine e tyre nuk duam ta ndertojme duke marrur nga te tjeret dhe te huajt por duke dhene nga vetja.
Ca te tjere thone se paskemi frike! I vertete eshte edhe ky konstatim! Ne kemi friken e ardhmerise, friken e shtepive te shqiptareve qe po boshatisen cdo dite, friken e spastrimit etnik qe po u ndodh shqiptareve ne Maqedoni cdo dite. Prandaj nuk lejojme askend qe te bej naze dhe teke, inate personale apo lojra politike qofshin, me fatin e femijeve te shqiptareve…
Prandaj ne emer te hipotekes dhe frikes qe kemi NE i themi PO iniciatives suaj.”, thuhet në fund të letrës publike./ina