Sela: Zaev po harron se falë mua u bë kryeministër, them se falë mua do të shkarkohet

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në emisionin Clik Plus në TV 21 tha se Zoran Zaev po harron se ka ardhur në postin e kryeministrit për merita e Ziadin Selës, dhe nuk do të jetë më aty, përsëri për meritat e tij.

Sa i përket koalicionit të BDI-së dhe LSDM-në, Sela tha se ata i kanë bërë ftesë BDI-së që të përballen subjektet politike shqiptare ballë për ballë, por Ahmeti dhe Zaev bën koalicion bashkëpunim parazgjedhor, dhe sipas tij, ata janë përgjigjur këtij bashkëpunimi.

Sela tha se bashkëpunimi me VMRO-në ka funksionuar dhe se ky bashkëpunim mund të avancohet.

“Bashkëpunimi ka qenë për kandidatët. Do të funksionojë akoma më mriz me rezultatet që do ti shohim në rrethinë e dytë dhe ne presim një përkrahje të tyre masive, ashtu siç ne jemi mobilizuar për t’i përkrahur, dhe për të treguar se ky pushtet ka rënë”, u shpreh Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu