Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, thotë se është e papranueshme për Prishtinën që t’i shmnaget përmbushjes së detyrimeve të saj sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe.
Kështu është shprehur ai pas takimit të zhvilluar me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, duke shtuar se retorika e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk i kontribuon asgjë dialogut.
“Është e papranueshme që Prishtina të shmang përmbushjen e detyrimeve të saj, veçanërisht Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe retorika inflamatore e Albin Kurtit nuk kontribuon në dialog”, tha ai.
Selakoviq më tej tha se dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është mënyra e vetme e duhur për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme midis të dyja palëve.









