Selakoviqi për Bidenin: Le të mos mashtrohemi, dialogu drejtohet nga BE-ja

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se konstruktiviteti i treguar nga përfaqësuesit e BE-së në dialogun e djeshëm midis Kosovës dhe Serbisë është një shenjë vërtet e mirë.

Konstruktiviteti që përfaqësuesit e BE-së treguan në dialogun e djeshëm midis Beogradit dhe Prishtinës është një shenjë vërtet e mirë dhe diçka që meriton vëmendje sepse nuk ishte gjithmonë e tillë”.

Lidhur me deklaratën e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, se ai do të paraqesë raportin nga dialogu i djeshëm te presidenti i SHBA-së Joseph Biden dhe e pyeti se çfarë do të ndodhë më pas dhe nëse Bideni do të marrë pjesë personalisht në ndonjë nga takimet, Selakoviqi tha “që ne nuk duhet të jemi të mashtruar dhe se këto janë negociata nën kujdesin e BE-së”, shkruan Tanjug-u.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu