Selim Ibrahimi: Koalicionimi i ASH-AAA me VMRO-DPMNE e ka aminin e amerikanëve

Analisti politik Selim Ibrahimi ka deklaruar se ikja e Ali Ahmetit të BDI-së nga vetja dhe hyrja në koalicion me LSDM-në e Zaevit, e ka hapur rrugën që partitë tjera të bëjnë koalicione me partitë maqedonase, duke përfshirë këtu edhe VMRO-DPMNE-në.

“BDI, p.sh. nuk ka vend të kritikojë ASH-ën dhe partitë tjera se mund të hyjë në ndonjë marrëveshje parazgjedhore me VMRO-në, pasi udhëheqja e BDI-së për më shumë se një dekadë ka qeverisur me ultranacionalistin Nikolla Gruevski. Të gjitha të mirat kryesia e BDI-së i ka nga Mijallkovi dhe Gruevski. Kur ndryshuan rrethanat me presionin e jashtëm, BDI u detyrua të hyjë në koalicion me LSDM-në, si garanci se nuk do të ndiqen penalisht nga qeveria e Zaevit. Përderisa partitë si BDI dhe Besa mund të shkojnë herë me VMRO-në e herë me LSDM-në, atëherë pse duhet të jetë e ndaluar apo të kriktiohet koalicioni parazgjedhor ndërmjet ASH-së dhe VMRO-së?!”, ka deklaruar për Nistori, analistit Selim Ibrahimi.

Ai thotë se tek amnistimi i veprimeve të dhunshme të vitit 2017 nuk mendoj se ASH tenton ta mbulojë partinë e Mickovskit me ngjyrë të bardhë.

“Po një gjë ka këtu, se tash e tutje në qoftë se do të kemi ndonjë koalicion ndërmjet VMRO-së dhe ASH-së, shumë veprime të partisë maqedonase do të jenë më ndryshe, pasi me këtë veprim, Mickovski ngadalë do të lirohet nga grupi që vazhdon të ketë lidhje me rusët dhe Gruevskin. Ky koalicion parazgjedhor do të pritet mirë nga amerikanët, pasi VMRO përfundimisht do të fillojë të shkëputet nga ndikimi i inteligjencës ruse dhe do të jetë fillimi i një etape tjetër ndërmjet partive shqiptare dhe maqedonase”, shprehet opinionisti Selim Ibraimi.

Ai shton se VMRO-DPMNE dhe ASH duhet të ofrojnë plane konkrete, ndryshe koalicionet do të jenë kozmetike dhe të çasteve me emocione ditore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu