Semi apo Beatrix? Anxhela Peristeri zgjedh kë pëlqen më shumë nga këngëtaret

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka shprehur për herë të parë preferencat e saj në muzikë. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ndër të tjera është pyetur se kë preferon më shumë mes Semi Jaupajt dhe Beatrix Ramosajt.

Anxhela u shpreh se i vlerëson shumë të dyja, por veçoi Semin. Sipas saj, Semi ka një zë shumë të mirë dhe meriton një karrierë të madhe.

Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj, një zë shumë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe. Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon. Ka shkëlqyer në “Your face sounds familiar” atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira, por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjedhja Semin”, tha këngëtarja.

Sa i përket muzikës, Anxhela publikoi dy javë më parë, këngën “Vallëzim”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu