Semi ia thotë troç Donaldit: U gëzova që nuk e fitove Big Brother-in

Semi Jaupaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e vëllezërve Veshaj. Këngëtarja dhe Donaldi kanë lënë pas hatërmbetjet që u krijuan pas romancës që ky i fundit nisi me Beatrix Ramosaj. Semi tha se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Unë i shkrova. Dëgjova se ishte shumë keq. Po kalonte një periudhë të vështirë pas Big-ut. U bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan këtë njeri dhe nuk dua ta shoh keq. E pyeta ‘Si je’, po pastaj nuk pushoi më telefoni sepse vetëm më shkruante.“, tregoi Semi.

Ndërkohë ajo iu përgjigj dhe pyetjes ‘A u gëzua që nuk fitoi Donaldi?’ “U gëzova që nuk fitove ti. Nuk është se manifestova shumë fituesin por u gëzova që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar kush të donte, dhe ai kameramani, dhe vetëm ti jo.”, tha Semi.

Kujtojmë që rregullimi i raportit mes dy ish banorëve të BBV vjen në një kohë kur Donaldi dhe Bora përfliten se janë rikthyer bashkë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu