Sëmundja e tuberkulozit kërcënon qytetarët e Maqedonisë

Lloji i tuberkulozës që nuk ndikon asnjë ilaç i njohur në botë për shërimin e saj, do të jetë një kërcënim serioz për qytetarët e Maqedonisë.

Rumania aktualisht po përballet me këtë sëmundje, sepse ata kanë numrin më të madh të rasteve në të gjithë Bashkimin Evropian, tha gazeta britanike “Guardian”, dhe transmetojnë mediat e Beogradit.

Gazetarët e tyre para tre ditëve më parë i kanë vizituar pacientët në Rumani dhe kanë vërejtur vuri gjendjen e tyre, në mënyrë që kufiri rumun është vetëm 14 km larg nga Vrshça, kërcënim për Serbinë dhe pastaj Maqedonia është mundësi reale.

Doktoresha Tatjana Radosavljeviq, pulmologe thotë:

“Në pyetje është sëmundja vdekjeprurëse si edhe kur kanë ekzistuar barna për TBC të zakonshëm. Sidomos pasi bëhet fjalë për të ashtuquajtura infeksion të drejtëpërdrejtë, pra, bacilet e njerëzve të infektuar mund t’ua kalojnë përmes bisedës edhe njerëzve të shëndoshë. Pra, simptomat nuk janë të padallueshëm që ndodhin edhe në tuberkulozin e zakonshëm si të atyre në Rumani. Lodhje, rraskapitje, humbje peshe, djersitje, kollë, kollitje, dhe pështyma mund të ketë gjak”, tha ndër të tjera mjekja.

Diagnoza, siç thotë ajo, mund të identifikohet me shqyrtimin e mushkërive të bardha, kontroll të drejtpërdrejtë të pështymës./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu