Zv. kryeministri Bujar Osmani në kuadër të vizitës në SHBA, në Senatin amerikan takoi senatorin Ron Xhonson, shkruan Alsat. Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, senatori e ka informuar me iniciativën e tij dhe të senatores Xhen Shahin që në Senat të dorëzojnë propozim rezolutën e cila pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme.
Në të mes tjerash rekomandohet të mbështeten aktivitetet e Maqedonisë dhe Greqisë në raport me implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe rekomandohet që Këshilli i BE-së në qershor të këtij viti të vërtetojë vendimin për fillimin e bisedimeve aderuese.










