Senatori John McCain i jep një “mësim të mirë” Gruevskit dhe Ivanovit

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Mçain, gjatë vizitës në disa vende të rajonit, ka refuzuar të ndalojë në Maqedoni.

Sipas analistëve, anashkalimi i Maqedonisë nga republikani me ndikim të madh, i cili ishte edhe ish kandidatat për president të SHBA-ve është një mesazh i fuqishëm diplomatik se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet me vendin, i cili vazhdon të jetë i zhytur në një krizë të thellë politike prej disa muajsh tashmë.

Mersel Bilalli është shprehur se zyrtarët të lartë të shteteve të fuqishme nuk vizitoinë shtete jo noramale dhe me probleme të shumta, ndërsa njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Denko Malevski, deklaroi se senatori Mçain ka vendosur t’i japë në mësim të mirë politikanëve të Maqedonisë, përcjell “Ina”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu