Serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, thotë Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se “duke u larguar nga institucionet e Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po teston bashkësinë ndërkombëare deri ku mund ta manipulojë”.

“Vuçiq, siç e dini ka muaj që ka ngritur tensione dhe ka akuzuar sistematikisht Kurti. Kurti nga ana tjetër nuk do të ndahet. Vuçiq ka aleatë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë”, ka thënë Biserko.

Biserko shton se “largimi nga institucionet është një presion shtesë mbi Kosovën”.

“Përveç kësaj, Vuçiq vazhdimisht propagandon ngjarje të paqena nëpër media dhe personalisht mendon se Gjermania dhe Britania e Madhe janë prapa gjithçakje që bën Kurti. Fakti është se SHBA-të dhe BE-ja mbështesin propozimin franko-gjerman për zgjidhjene çështjes së Kosovës. Megjithatë, fakti është se vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshje në Berlin. Prandaj, Kosova është vend i barabartë. Mendoj se serbët do të kthehen në institucione. Komuniteti ndërkombëtare këmbngul për këtë. Kur të bjerë “bota ruse” do të bjerë edhe “bota serbe”, siç e ëndërron Beogradi”, tha ajo./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu