Serbet i luten gruas së Trumpit: “Melania, motra jonë na ndihmo’!

Zv/presidentja e Listës Serbe Vinka Radosavljeviq prezantoi sot nisjen e iniciativës, se bashku me Bashkimin e grave nga Kosova, duke i dërguar një letër zonjës së parë Melania Trump, të cilese i përgjërohen për ndihmë.

Radosavljeviq sot së bashku me gratë serbe ka protestur kundër taksës nga Kosova, duke vlerësuar se Melania Trump është gruaja më e fuqishme e botës dhe se, dhe ato i nisën një peticion të nënshkruar nga gratë serbe.

“Ne mendojmë se kjo është një kauzë fisnike dhe ne duam të besojmë se ky lloj i protestës dhe ulerimave tona janë të pafuqishme, prandaj ne kemi vendosur t’i shkruajm zonjes Tramp për padrejtësitë e Prishtinës ndaj serbëve”, tha Radosavljeviq.

Me fjalë të tjera, protestat e sotme të Bashkimit të Grave Serbe ishin kundër masave të Prishtinës duke vendosur taksën 100 përqind për produktet nga Serbia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu