Serbët: Shqiptarët nuk heqin dorë nga ideja 140 vjeçare e “Shqipërisë Etnike”

Mediet serbe nuk ndalen së shkruari pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në rast se BE-ja i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor.

Ideja e “Shqipërisë së Madhe” është rreth 140 vjet e vjetër dhe shqiptarët e saj ende nuk po heqin dorë”, shkruan sot gazeta serbe “Blic”, duke shtuar se deklarata e Ramës dhe Thaçit janë luftënxitëse e kanë ngjallur shpresa edhe tek përfaqësuesit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Gazeta shkruan më tej se ideja e bashkimit rrjedh nga Lidhja e Prizrenit më 1878, ku citon historianin Çedomir Antiç, i cili thotë se në takimin në Lidhjen e Prizrenit, përfaqësuesit nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ishin vetëm përfaqësisë të popullsisë myslimane, pasi sipas tij, në atë kohë të shqiptarët nuk kishte vetëdije kombëtare.

Për më tepër, Antiç thotë se delegatët në Lidhjen e Prizrenit nuk kanë folur as të njëjtën gjuhë, transmeton lajmi.net

“Delegatët nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike delegatë të popullsisë myslimane. Nuk kishte vetëdijen kombëtare, as nuk kanë folur të njëjtën gjuhë, gjuha shqipe nuk ishte ende atje.

Ata përdoren fjalë greqisht, turqisht dhe latinisht dhe nuk ka pasur politikë kombëtare”, thotë historiani Çedomir Antiç. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu