Në Serbi janë të shqetësuar me rënien e madhe të natalitetit, atje qytetet në jug të vendit kanë rënie të lindjeve, kurse në lindje ku edhe gjenden shqiptarët ka pasur ngritje të vazhdueshme gjatë kohës së fundit, shkruan Gazeta Metro.
Instituti Republikan i Satistikave në Serbi ka ngritur shqetësimin me rënien e lindjeve të foshnjave, ata thonë se ngritje ka vetëm tek shqiptarët, në Preshevë dhe Bujanovcë.
Ky Institut po thotë se shumë njerëz po vdesin në Serbi, andaj shqetësim është numri i vogël e lindjeve për t’u rritur numri i popullësisë, shkruan Gazeta Metro.
Shkalla e rritjes natyrore në vitin 2018 në Serbi ishte pozitive në vetëm gjashtë qytete, në mesin e tyre janë edhe dy komunat në jug të Serbisë që banohen me shqiptarë, me rritje pozitive natyrore janë Bujanovci dhe Presheva.
Në Serbi, në vitin 2018, 63.975 fëmijë kanë lindur dhe 101.655 persona kanë vdekur, kështu që numri i banorëve ka rënë me 37.680 në bazë të kësaj dallimi.
Është vlerësuar se në Serbi në vitin 2018 ka jetuar 6,982,604 banorë.










