Serbët: Turp i qoftë presidentit të UEFA-s, po lobon për Kosovën (FOTO)

Mediat serbe e kanë konsideruar si të turpshëm veprimin e fundit të presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili të mërkurën theksoi se kushdo që nuk e njeh Kosovën si anëtare të plotë të UEFA-s do të përballet me pasoja

Vendimi i fundit i presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin i ka çartur serbët.

Kreu i futbollit evropian të mërkurën u shpreh se kushdo që nuk e njeh Kosovën si anëtare me të drejta të plota të UEFA-s do të përballet me pasoja.

Mediat serbe e kanë kritikuar sllovenin, i cili kërkon që futbollistët, klubet dhe përfaqësueset kosovare të futbollit të mos diskriminohen dhe të konsiderohen të barabartë me të tjerët.

“Turp i presidentit të UEFA-s. Ceferin lobon për të ashtuquajturën Kosovë. Çfarë thoni ju për këtë”, ka shkruar mediumi serb “espreso.rs”.

Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën shtet kanë ditur vazhdimisht t’ju sjellin probleme klubeve kosovare, jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu