Serbi që hapi firmën e tij para 4 muajsh ka fituar 35 milionë euro tendera nga qeveria e Maqedonisë për këtë kohë të shkurtër

Ministria e shëndetësisë në Maqedoni, i ka ndarë tender prej 35 milionë euro një firme të regjistruar nga disa serb të rinj vetëm para 4 muajsh, shkruan Lider.mk, përcjell Fakte. Sipas informacionit të publikuar, bëhet fjalë për tenderin për furnizim të Institucioneve Publike Shëndetësore me aparate dhe me reagense për laboratoritë e gjakut.

Firma fituese është “ AHR LAB” pronar i së cilës është një 27 vjeçar me shtetësi serbe, Predrag Petriq nga Novi Sadi, ndërsa përfaqësues për Maqedoni është Aleksandar Jovanovski – Zhuti nga komuna e Gazi Babës./FAKTE.Net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu