Serbia drejt pranimit të Kosovës? Presidenti serb bën lëvizjen e papritur

Një “fije” shprese për marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook një foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Në foto ndodhet mes të tjerësh edhe kryeministri i Kosovë Albin Kurti, por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Krahas fotos Vuçiç shkruan: “Me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në një darkë në kantinë Kamnik. Faleminderit mikpritësit tonë Dimitar Kovachevski për mikpritjen!”

Ky veprim i Aleksandë Vuçiç duket domethenënës për raportet midis dy vendeve, pasi presidenti serb e përfshiu Kurtin te liderët e Ballkanit Perëndimorë.

Një gjest ky që ngjall shpresat se Serbia po shkon drejt pranimit të Kosovës.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së u mblodhën ditën e djeshme në Shkup në kuadër të “Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimit më të Shpejtë në BE”.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Pjesë e konferencës ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic.

Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në mesin e zyrtarëve të BE-së ishte edhe drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu