“Serbia e Madhe” është ringjallur, paralajmërimi i Gjukanoviçit: Po përgatitet projekti i Beogradit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur.

Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës.

Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë vitet e fundit si rrezik faktin që nuk theksohen interesat malazeze. E keqja është se nëse kjo politikë vazhdon të jetojë, të zgjerohet dhe të kërcënojë pa pengesë sovranitetin e vendeve të tjera në rajon, e rikthen Ballkanin Perëndimor në vitet 1990”, paralajmëroi ai.

Le të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe që partnerët tanë kryesore, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i frenojnë proceset prapësuese që kërcënojnë të prodhojnë pasoja për stabilitetin evropian, shtoi me tej Gjukanoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu