Serbia kërcënoi: Nëse Kurti dërgon policinë në veri, do të përballet me pasoja të pallogaritshme

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se sigurimi i paqes në Kosovë “është përgjegjësi e KFOR-it dhe vlerësimi i tyre është se sa fuqi punëtore dhe armatim nevojiten për këtë”, transmeton InfoShqip.

KFOR-in e shohim si një faktor që duhet të mbrojë dhe garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve në krahinë. Sidomos tani, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet, të mos lejohet që Kurti të dërgojë policë të kombësisë shqiptare nga jugu në zëvendësimin e policëve serbë. Kjo do të ishte një rrugë me pasoja të pallogaritshme” – tha Vuçeviq për Vecernje Novosti.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron luftëra, “ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur, të pavendosur”.

Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore” – tha Vuçeviq.

Ai është përgjigjur pozitivisht në pyetjen se a po finalizohet ideja për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Pres që të shkojmë drejt një vendimi përfundimtar. Është në radhë të parë një vendim politik, i cili duhet të lidhet me një analizë serioze profesionale. Nuk e kam problem të them se si qytetar dhe baba jam për kthimin në shërbimin ushtarak, por kjo nuk është relevante, ministri i Mbrojtjes nuk mund të udhëhiqet nga kjo” – tha Vuçeviq, duke thënë se ushtria ka bërë një analizë dhe se do të zhvillohen diskutime me presidentin dhe kryeministrin./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu