“Serbia në siklet”. Analisti zbulon prapaskena e projekteve serbo-ruse për destabilizim të Ballkanit

Në Ballkan po paralajmërohen tensione, nga ekspertë e diplomatë amerikan e të tjerë.

Madje, eksperti amerikan, Ian Brzezinski – këshilltar i lartë në Këshillin e Atlantikut, ka thënë se mund të ketë tensione në Ballkan, sidomos në vendet që kanë tensione me njëra tjetrën siç është Kosova dhe Serbia.

“Ka tensione në Ballkan midis grupeve të ndryshme etnike në vende të caktuara, vende të ndryshme kanë tensione me njëra-tjetrën dhe Kosova e Serbia janë një rast klasik. Pastaj ka një paqëndrueshmëri të mundshme në Bosnje, përbrenda dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë. Këto janë raste të dukshme ku ndërhyrja ruse mund të jetë interesante për Putinin si një mënyrë për të nxitur një lloj krize që do të shpërqendronte Perëndimin”, ka thënë ai.

Njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se se nga ana e serbëve gjithmonë ka pasur tendenca për destabilizim në Kosovë.

Sipas tij, ata po e shfrytëzojnë edhe armën e tyre, e që janë serbët e Kosovës.

“Projektet serbo-ruse për destabilizim në përgjithësi të Ballkanit dhe në veçanti të Kosovës ka patur vazhdimisht, ka edhe tani. Destabilizimin në Kosovë janë perpjekur të krijojnë përmes instalimit të konfliktualitetit, prishjes së marrëdhënieve ndërnjerëzore, por edhe me armën e tyre instrumentalizimin e serbëve të Kosovës në veçanti dhe kohëve të fundit të veçanarisht të atyre në veri të Kosovës. Këto projekte deri tani kanë paraqitur probleme për Kosovën, herë më të mëdha e herë më të vogla mirëpo asnjëherë nuk kanë arritur qëllimin e tyre”, thotë ai.

Tutje, deklaron se serbët janë në siklet që të arrijnë diçka me projektet e tyre, por që sipas Mehës, mund të ketë ndonjë aksion nga rrjeti i degës ruse në Serbi.

“Tani janë në siklet që të arrijnë diçka me projektet e tyre, dhe pres që përpjekjet të vazhdojnë. Mund të ketë ndonjë aksion nga rrjeti i degës ruse në Serbi. Nuk pres që qeveria e Serbisë të jetë pjesëmarrëse në këto aksione, mund të bëj ndonjë skenë sa për populizëm të mbrendshëm. Jo diçka më shumë, për faktin se shumica e qytetarëve të Serbisë janë pro-perëndimor. Nëse kjo qeveri ndjek politika pro-ruse sigurisht se do të shkaktoj trazira të mbrendshme në Serbi të cilat po që se fillojnë sigurisht se do të përfundojnë në sjellen ne pushtet të një qeverie pro-perëndimore. Këtë e dijnë fort mire Vuçiç dhe Bernabiç”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu