Kuvendi i Serbisë ka votuar për Qeverinë e re të Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç do ta udhëheqë qeverinë e shtetit fqinj edhe për një mandat, në koalicion me Ivica Daçiçin e SPS-it.
Në betimin që ka bërë Vuçiç është përmendur edhe Kosova si pjesë e Republikës së Serbisë.
Ja betimi:
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”. /albeu