Presidenti serb, Aleksandër Vucic, ka pasur një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin.
Vucic ka folur në lidhje me marrëveshjen e domosdoshme me Kosovën dhe ka insistuar për një zgjidhje kompromisi, e jo ku Kosova merr gjithçka apo të gjendet zgjidhja duke i bërë presion vetëm Serbisë
Presidenti serb gjithashtu i ka shprehur shqetësimin ambasadorit rus për “sulmet e shpeshtuara” ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Chepurin, në anën tjetër, i ka garantuar mbështetje Vucicit në ruajtjen e “integritetit territorial të Serbisë” dhe në organizatat ndërkombëtare.