Alarmi është dhënë, Serbia është në prag të katastrofës demografike. Në 1.000 banorë, brenda 365 ditëve mesatarisht lindin 9 bebe, e 14 njerëz vdesin. Në qytetin e Borit kjo shifër është edhe më e frikshme – 16 dhe vetëm një lind. Në juglindje të Serbisë lindin gjashtë bebe, dhe më shumë se 20 njerëz vdesin. Në rrugë natyrale, çdo vit zhduket nga një qytet me 35.000 banorë, dhe një qytezë me 15.000 banorë ikën jashtë shtetit, shkruan e përditshmja serbe “Veçernje novosti” duke konstatuar se Serbia është një vend i cili mund të zhduket.
Paralajmërimi se një katastrofë e tillë demografike mund ti ndodhë Serbisë, është bërë nga gjysma e shekullit të kaluar, thekson gazeta, dhe para pak kohësh kjo pasqyrë është nxirë edhe më shumë me parashikimin se për vetëm disa dekada, ky vend do të ketë një million banorë më pak. Shifrat flasin se vitin e kaluar, në Serbi kanë lindur 64.500 bebe, dhe kanë vdekur 101.000 njerëz. Mosha mesatare e nënave është 29 vjeç, derisa përqindja e lindshmërisë nga viti në vit është duke rënë.
52 për qind e nënave kanë një fëmijw, e për ruajtjen e numrit të popullsisë së këtij viti, 11 për qind e grave duhet ta kenë një fëmij, 44 për qind dy fëmijë, dhe 45 për qind tre fëmijë, thekson “Veçernje novosti” duke dhënë shifra aktuale dëshpruese: “Tani vetëm tetë për qind e nënave ka tre e më shumë fëmijë. Kur është fjala tek gratë e moshës 30-33 vjeç, një e treta nuk planifikon fare të bëhet prind. Shkaqet janë mosbesimi në partnerin, familjen dhe shtetin,” thekson e pwrditshmja serbe duke shtuar se statistika ndër vite është gjithnjë e më e keqe, vetëm se inkurajon e dhëna që janë bërë hapa në strategjinë shtetërore, dhe ka vullnet politik.










