Serbia vendos afishe në pikat kufitare: Nuk e njohim Pavarësinë e Kosovës

Që nga mëngjesi i sotëm, në të gjitha pikat kufitare serbe që lidhen me Kosovën janë vendosur afishe ku thuhet se marrëveshja për qarkullim me dokumente të Republikës së Kosovës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë.

Në njoftim thuhet se përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Republika e Kosovës është mundësuar vetëm për arsye praktike, për hir të lirisë së lëvizjes dhe se kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

Në afishe gjithashtu theksohet se përdorimi i kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet shtetërore të Kosovës nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Afishet janë postuar një ditë para fillimit të aplikimit të ujdisë janë shkruar në serbisht dhe anglisht.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu