Serbia zbulon shtetin e radhës që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mediat e Serbisë po raportojnë se shefi i Diplomacisë së tyre, Ivica Dacic, ka mundur që të tërheq edhe një njohje shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Somalia është shteti i radhës që mediat në Serbi po pretendojnë që Kosovës i ka tërhequr njohjen e pavarësisë së shpallur me 17 shkurt të 2008.

Somalia përballet me probleme pasi 30 vite më parë para 30 viteve në veri të vendit u shpall një shtet Soamliland, që nuk e ka pranuar askush deri tani në botë.

Shqyrtimin i vendimit atëherë të vendosur nga një qeveri teknike gjatë periudhës së tranzicionit, Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, në muajin maj i kishte premtuar ministrit të Jashtëm, Ivica Dacic, se do ta tërheq njohjen ndaj Kosovës.

Ivica Dacic atëkohë kishte vizituar tetë shtete afrikane – Tunizinë, Kongon e Madagaskar, të cilët nuk e pranojnë Kosovën. Po ashtu, Somalinë, Togon, Tanzaninë, Gana dhe Eswatini.

Vitin e kaluar Kryetari i parlamentit të Gana, Aron Michael Okvaye, gjatë vizitës në Beograd kishte njoftuar se shteti edhe mund të shqyrtojë vendimin e njohjen e Kosovës më 2012./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu