Mërgimtarët janë duke pritur deri në shtatë orë për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare Merdare. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 1 mijë e 600 metra.
Kolona janë krijuar po ashtu edhe në pikat tjera kufitare që bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe tek Dheu i Bardhë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në ora 16:08, kolona ka edhe në vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në kufi janë të kalueshme.










