Setien befason, organizon darkë me lojtarët ende pa zhvilluar një ndeshje me ta (VIDEO)

Quique Setién duket se e di çfarë do. As ëndërr nuk e ka menduar që një ditë do të ulet në stolin e Barcelonës, por meqenëse ka ndodhur tashmë kjo, Quique Setién dëshiron që ta kujtojë për të mirë kohn te katalonasit.

Për këtë, atmosfera e zymtë e krijuar në skuadër duhet t’i takojë të kaluarës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes.
Quique Setién është duke bërë gjithçka që është e mundur që të bindë lojtarët e Barçës se mund t’ia dalin për t’i rrëmbyer gjithë titujt këtë sezon, Kupën, Ligën e Championsin.

Të premten mbrëma, Quique Setién organizoi darkë me futbollistët, ku prania e mediave ishte e padiskutueshme para restorantit ku ishin mbledhur futbollistët dhe stafi i ri i Barcelonës.

Ai dëshiron të motivojë skuadrën për të vazhduar para sepse beson se me Lionel Messin në skuadër, asgjë nuk mund t’i ndalë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu