Ka rënë borë, por jo mjaftueshëm për të nisur sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit. Drejtori i Kodrës së Diellit Abdylgani Aliji deklaroi se ski-ashensorët janë plotësisht funksionalë dhe për momentin po bëhen përgatitjet edhe në pjesën e hotelerisë, me qëllim që sezoni i ardhshëm të jetë i suksesshëm.
Sipas drejtorit ski ashensorët tani janë në gjendje funksionale.
Kërkuam Qëndrim edhe nga inspektorati që kujdeset për monitorimin e ski-ashensorëve.
Ndonëse tre parkingjet janë pastruar në tërësi, megjithatë parkingu në Kodrën e Diellit mbetet problem sidomos gjatë vikendeve kur fluksi i vizitorëve është më i madh.