Shabani i përgjigjet BDI-së: VLEN do ta bëjë atë që nuk e bëtë ju për 20 vjet me ministra e “kryeministra”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, i hodhi poshtë akuzat për mungesë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Ministrinë e Mbrojttjes, duke thënë se BDI nuk emëroi asnjë shqiptar në pozita drejtorësh gjatë qeverisjes së saj. Ai theksoi se VLEN do të korrigjojë, siç u shpreh, padrejtësitë e krijuara ndër vite në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Me lot krokodili, nuk behet politika, e as fshihet e bëma! Dita ditës po bien maskat dhe del fytyra e vërtet e më tepër se dy dekadave të qeverisjes tuaj. E tani, ju sfidojë publikisht! Drejtoritë në Ministrinë e Mbrojtjes janë krijuar gjatë qeverisjes suaj. Na tregoni vetëm një shqiptar që e emëruat ju drejtor në ato pozita. Asnjë! Sot qani për shkarkime hipotetike nga pozita që vetë nuk ua besuat kurrë shqiptarëve. Atë që nuk e bëtë ju për më shumë se 20 vjet me ministra e “kryeministra”, do ta bëjmë ne si VLEN.

Mjaft me lot krokodili, koha është për përgjegjësi dhe rezultate”, ka shkruar Shabani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu