Shaip Kamberi deputet në kuvendin e Serbisë, Sela e uron: Do të na keni në krah jo vetëm me zemër, por me gjithçka

Kryetari i ASH-së, Zadin Sela, ka uruar Shaip Kamberin, pasi mbrëmjen e djeshme u zgjodh deputet në Kuvendin e Serbisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sela rithekson dhe njëherë fjalët e tij ku dy ditë më parë u shpreh se shqiptarit nuk i ka hije dorëzimi, shkruan news33.

Gjithashtu Sela i ka ofruar mbështetjen e plotë Kamberit.

“Urime vëllezër e motra të Luginës!

Sytë e çdo shqiptari dje ishin të kthyera kah ju, sepse në Tërnoc dje u sfidua rezistenca shqiptare, uniteti kombëtar, trimëria e guximi dhe vendosmëria e një populli që e do lirinë dhe drejtësinë. Në thirrjen paraprake pa asnjë hamendje shkruajta fjalët se “shqiptarit nuk i ka hije dorëzimi”, sepse isha i bindur se ju më së miri këtë do ta konfirmoni. Dje dëshmuat se nuk ka regjim, aparat shtetëror e diktaturë që mund të ju sfidojë.

Urime të përzemërta edhe për mikun tim Shaip Kamberi, deputetin dhe zërin e fuqishëm të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë. Do të na keni në krah jo vetëm me zemër, por me gjithçka që do të kemi në mundësitë tona. Ju priftë e mbara dhe suksese në sfidat dhe fitoret e tjera!”, shkruan Sela./News333.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu