Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

Një tjetër pastor ka reaguar në lidhje me debatin e shpërthyer së fundi në Kosovë në lidhje Urdhërin Administrativ për shaminë në shkolla. Një inisiativë e dy të rinjve muslimanë kërkojnë nga qeveria Kurti që ky urdhër i cili bie ndesh me Kushtetutën, autor i së cilit është Enver Hoxhaj, ish-ministër Arsimi i PDK kur kjo forcë qeveriste Kosovën, të hiqet tashmë nga qeveria e Vetëvendosjes.

Për Artur Krasniqin nga Bashkësia e Popullit të Zotit, zyrtar në Kishën Protestante Ungjillore, ky urdhër duhet të hiqet. Por këtë, ai bën njëherësh me aludime aspak dashamirësë karshi besimit tradicional në Kosovë.

Ja ç’shkruan pastor Artur Krasniqi në një letër publike dërguar të parit të qeverisjes kosovare, deri diku me të njëjtën frymë si ajo famëkeqja e pastor Femi Cakollit.

Më pas, pastori Artur Krasniqi shkon më tej, duke pretenduar se në shkolla jepet mësim Sheriati, një gjë e padëgjuar deri më sot, sigurisht pa ofruar asnjë fakt se ku dhe nga kush.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu