Shaqiri i lumtur te Liverpool, i thotë “JO” ofertës se ekipit gjerman

Sipas Sky Germany, Xherdan Shaqiri ka refuzuar ofertën e Herthas së Berlinit për tu transferuar në Bundesligë gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori shqiptar ishte tentativa e tretë e dështuar e Herthës, pas Ivan Perishiq dhe Christian Eriksen.

Shaqiri është i lumtur të qëndrojë te Liverpooli, sidomos më hapësirën që i është dhënë në javët e fundit.

Roli i tij te ‘të kuqtë’ ka nisur të ndryshojë. Reprezentuesi zviceran, ka luajtur në 6 ndeshjet e fundit me Liverpoolin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu