Shaqiri në shtëpi për ndeshjen në Beograd, rrjeti në Angli shpërthen me meme (FOTO)

Liverpool pësoi një humbje dramatike mbrëmjen e djeshme kundër Crvena Zvezda me rezultat 2-0. Pas kësaj në Angli kanë filluar debatet për të gjetur fajtorin e kësaj humbje, dhe shumëkush ka fillluar ta llogarisë si faktor faktin se Xherdan Shaqiri u la në shtëpi nga Klopp, për të mos rrezikuar tensione.

E duket se ky vendim i ka kushtuar në fund, pasi që Shaqiri do të luante me një motiv shtesë ndaj skuadrës serbe. Në të kaluarën, në të tilla raste e me motivim të tillë, ka qenë vendimtar.

Mirëpo, nuk është vetëm Shaqiri ai që ka munguar mbrëmë.

Është edhe ylli i të kuqve, Salah, pasi edhe pse ishte pjesë e formacionit startues gjithë ndeshjen, me të vërtetë “mungoi” në fushë.

Performanca e tij e dobët ka bërë që edhe faqja e famshme e humorit në futboll, “Troll Football” ta bëjë një postim mjaft qesharak gjatë lojës.

“Mendova se Klopp e la vetëm Shaqirin në shtëpi për këtë lojë? Nuk e kam ditur se e ka lënë edhe Salahin në shtëpi”, shkruan kjo faqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu