Shaqiri nuk e harron ekipin e fëmijërisë

Sulmuesi i Liverpool, Xherdan Shaqiri nuk e ka harruar ish-klubin e tij ku hodhi hapat e parë si profesionist. Sot është datëlindja e 125 i skuadrës së Basel dhe Shaqiri e ka uruar klunin nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan: Happy Birthday Basel.

Shaqiri është aktivizuar në 130 ndeshje me Baselin ku ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 27 asiste para se të kalonte te skuadra e Bayern Mynih në verën e vitit 2012. Gjatë periudhës te Baseli, Shaqiri fitoi disa tituj të rëndësishëm si dhe u shpall dy herë lojtari më i mirë i kampionatit zviceran.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu