Shasivari takohet me ambasadorin e BE-së, Rokas: Përkushtim për reforma sipas standardeve evropiane

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, ku në fokus të diskutimit kanë qenë reformat në drejtësi, sundimi i ligjit dhe procesi i integrimit evropian të vendit.

Shasivari bëri të ditur se gjatë takimit ka theksuar përkushtimin për zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane, me theks të veçantë në digjitalizimin e sistemit gjyqësor dhe reformimin e legjislacionit penal.

“BE-ja mbetet partneri ynë strategjik në ndërtimin e një sistemi drejtësie funksional, të pavarur dhe efikas”, ka shkruar ministri Shasivari.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për avancimin e reformave në drejtësi dhe përmbushjen e standardeve të nevojshme në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu