Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë vizitës së tij në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e ka cilësuar si mik të vendit tonë.
Takimi me kreun e shtetit turk vjen në kuadër të vizitës së ministrit Shasivari në Turqi, një vend me të cilin Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Fotografia nga takimi është shoqëruar me mesazhin: “Me presidentin e Republikës së Turqisë, mikun e vendit tonë, z. Rexhep Taip Erdogan!”./INA/










