SHBA dërgon ekspertë në fushën më të madhe të naftës në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dërguar ekspertë me origjinë saudite dhe egjiptiane në fushën më të madhe të naftës në Siri, Al Omar, për të rritur prodhimin e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në fushën e naftës Al Omar e cila ndodhet në pjesën rurale të qytetit Deir ez-Zor dhe që është nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK, më 13 dhjetor të premten në orët e mbrëmjes kanë arritur 15 ekspertë nga Egjipti dhe Arabia Saudite.

Ekipi i përbërë nga inxhinierë dhe teknikë kanë arritur në fushë nëpërmjet Irakut me helikopter amerikan, do të zhvillojnë analiza produktiviteti në lidhje me gjendjen në Al Omar, fusha më e madhe e naftës në Siri.

Ekipi që do të punojë për rritjen e prodhimit, gjithashtu do t’i trajnojë edhe zyrtarët lokalë.

SHBA javën e kaluar njoftoi se do të dërgojë ekspertë në fushën në fjalë.

Fusha është nën okupim të organizatës terroriste YPG/PKK, ndërsa para luftës së brendshme mund të nxirreshin 75.000 fuçi nafte në ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu