SHBA-ja konfirmon se Izraeli ka furnizuar Emiratet e Bashkuara Arabe me “Kupolën e Hekurt”

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka konfirmuar se Izraeli ka dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim ndihmën në mbrojtjen e vendit në luftën me Iranin, përcjell TV21. Huckabee theksoi se vendet e Gjirit Persik e kanë kuptuar se kush është aleati i tyre i vërtetë në terren.

“Ata shohin se Izraeli i ka ndihmuar, ndërsa Irani i ka sulmuar. Izraeli nuk po përpiqet të marrë vendin tuaj dhe nuk lëshon raketa mbi ju”, deklaroi Huckabee.

“Kupola e Hekurt” përbëhet nga një seri njësish mobile që lëshojnë raketa interceptuese ndaj raketave hyrëse dhe kërcënimeve të tjera ajrore.

Huckabee tha gjithashtu se në Emiratet e Bashkuara Arabe është dërguar edhe personel i trajnuar për përdorimin e këtij sistemi.

Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2020 u bënë shteti i parë arab në më shumë se dy dekada që vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin përmes Marrëveshjeve të Abrahamit.

Dërgimi i “Kupolës së Hekurt” në Emirate konsiderohet si një nga shembujt më të rëndësishëm të bashkëpunimit ushtarak mes Izraelit dhe vendeve arabe nënshkruese të këtyre marrëveshjeve, duke forcuar më tej aleancën rajonale kundër Teheranit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu