Shtetet e Bashkuara të enjten do t’i vendosin sanksione Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale dhe aktivitetet dashakeqëse kibernetike, thanë personat e afërt me këtë çështje.
Në bazë të sanksioneve, si pjesë e të cilave do të futen në listën e zezë 30 entitete, do të ketë edhe urdhra për dëbimin e rreth dhjetë zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara, tha njëri nga burimet.
Pritet që ShBA-ja gjithashtu të vendosë masa të reja agresive që e kanë për cak borxhin publik përmes kufizimeve ndaj aftësisë së institucioneve financiare amerikane për të tregtuar një borxh të tillë, sipas një burimi tjetër.
ShBA-ja sot pritet t’i vendosë sanksione Rusisë, mund t’ia dëbojë rreth 10 zyrtarë
Shtetet e Bashkuara të enjten do t’i vendosin sanksione Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale dhe aktivitetet dashakeqëse kibernetike, thanë personat e afërt me këtë çështje.
Në bazë të sanksioneve, si pjesë e të cilave do të futen në listën e zezë 30 entitete, do të ketë edhe urdhra për dëbimin e rreth dhjetë zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara, tha njëri nga burimet.
Pritet që ShBA-ja gjithashtu të vendosë masa të reja agresive që e kanë për cak borxhin publik përmes kufizimeve ndaj aftësisë së institucioneve financiare amerikane për të tregtuar një borxh të tillë, sipas një burimi tjetër.
Sanksionet e gjera pritet të vijnë pjesërisht edhe për shkak të aktiviteteve kibernetike që e kanë prekur softuerin e zhvilluar nga kompania “SolarWinds”, për të cilat Shtetet e Bashkuara thonë se ka gjasë të jenë orkestruar nga Rusia.
Ndërhyrja në këtë softuer u dha qasje hakerëve në mijëra kompani dhe zyra qeveritare që ishin duke i përdorur produktet e kompanisë së prekur, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit nuk u janë përgjigjur zyrtarisht kërkesave për koment në lidhje me këto masa.
Sanksionet e reja pritet t’i ftohin edhe më shumë marrëdhëniet edhe ashtu jo të mira mes Uashingtonit dhe Moskës, e cila e ka testuar durimin e Perëndimit me grumbullimin e trupave ushtarake afër kufirit me Ukrainën.
Raportet mes dy fuqive botërore e prekën pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë muajin e kaluar, kur presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mendon që homologu i tij rus, Vladimir Putin, është vrasës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu është zotuar se do të marrë masa rreth raportimeve se Rusia u ka ofruar shpërblime militantëve talibanë për të vrarë trupa amerikane në Afganistan.









