Qeveria e SHBA-së në kuadër të “pretendimeve për sulmet kibernetike në zgjedhjet presidenciale” ka kërkuar që 35 diplomatë rusë me detyrë në Washington dhe San Francisco të largohen nga vendi brenda 72 orëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kërkohet evakuimi i dy vendbanimeve
Qeveria e SHBA-së në kuadër të “pretendimeve për sulmet kibernetike në zgjedhjet presidenciale” ka kërkuar evakuimin deri ditën e nesërme të dy vendbanimeve që i përkasin qeverisë ruse në Maryland dhe New York
Rusia njoftoi se do të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë
Zv/kryetari i Komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Këshillit të Federatës në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Rusisë Vladimir Cabarov tha se do t’i kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë SHBA-së e cila ka kërkuar që 35 diplomatë rusë të largohen nga vendi.