SHBA merr seriozisht zgjedhjet në Shqipëri: Rikthehet zgjidhësi i krizave me molotov

Ambasada amerikane ka paralajmëruar një bisedë mes njeriut të krizave të fundit të Shqipërisë dhe krerëve politikë shqiptare, si një “tërheqje veshi” para zgjedhjeve.

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi.

Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA“, shkruan ambasada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu