SHBA ndërton bazë ushtarake në zonën e pasur me naftë të Sirisë

Në një tentativë të dukshme për të shtrirë kontrollin mbi depozitat e naftës në Siri, Shtetet e Bashkuara kanë filluar ndërtimin e një baze ushtarake në provincën Deir Ez-Zor, njoftohet sipas përfaqësuesve të rangut të lartë të Forcave Demokratike Siriane (SDF).

Sekretari për shtyp i SDF-së, Mehdi Kobgani për “Sputnik Turkey” ka deklaruar se një bazë e re ushtarake e Shteteve të Bashkuara është duke u ndërtuar në afërsi të fushës së naftës në al-Omar, që konsiderohet si depozita më e madhe e naftës në Siri.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e ndërtuar një bazë ushtarake në rajonin e pasur me naftë të Al Omarit që gjendet në provincën Deir ez-Zor. Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, ne nuk mund të japim informacion në lidhje me sipërfaqen e këtij instalimi të ri. Ekzistojnë makineritë e ndërtimit që punojnë në afërsi të bazës, dhe siguria ofrohet nga forcat e SDF-së,” deklaroi ai.

Më herët, mediat lokale gjithashtu kanë raportuar rreth një helikopteri amerikan duke operuar mbi këtë rajon, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka filluar kampanjën ajrore kundrejt Daeshit në vitin 2014, e pasuar me një shtrirje në rajonet veri-lindore të Sirisë.

Damasku ka kritikuar vazhdimisht intervenimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se forcat amerikane nuk u ftuan asnjëherë nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht e presidentit Bashar Assad./Periskopi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu