SHBA: Rusia, anashkalim sanksionesh me Turqinë

Sekretari amerikan i Thesarit Wally Antegemo i tha homologut të tij turk Yunus Elitas se subjektet dhe individët rusë po përpiqen të përdorin Turqinë për të anashkaluar sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Thesarit, të dy zyrtarët kanë diskutuar në bisedën telefonike për përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ministria turke e financave, nga ana e saj, tha se Elitas nënvizoi lidhjet e thella ekonomike dhe politike të Ankarasë me Rusinë dhe Ukrainën, por siguroi Antegemos se Turqia nuk do të lejonte shkeljen e sanksioneve.

“Elitas konfirmoi se qëndrimi i Turqisë nuk ka ndryshuar në lidhje me procedurat dhe sanksionet aktuale, por nuk do të lejojë asnjë institucion apo person të shkelë sanksionet”, shtoi ministria turke në deklaratën e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu