Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 141.150, prej të cilëve 950 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për një shifër rekord prej 78.695 rastesh, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.698.358.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,68 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 45,7 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 431.380 raste të konfirmuara dhe 32.518 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.014.738 raste, India me 1.011.787 raste dhe Rusia me 759.203.










