Shefi i grupit “Qoseto” dërgohet në Idrizovë: Druan përbëlljen me Grupin e Kumanovës

Lideri i organizatës “Qoseto”, Goran Angelov që u arrestua dhe po vuan burg për ngjarjet e 27 prillit nga burgu i Shutkës është transferuar në burgun e Idrizovës.

Ai këtë e ka alarmuar përmes portaleve maqedonase, duke shkruar se ndaj tij po përgatitet kurth duke e dërguar aty ku janë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. “Dikush po më përgatit kurth më transferuan në burgun ku janë Grupi Kumanovës, sic i quan ai terroristë”, ka shkruar Angelov.

Ai është dënuar me 12 vite burg për ngjarjen e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut bashkë me grupin tjetër që ushtruan dhunë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu