Sekretari i Marinës Amerikane, John Phelan, do të largohet nga administrata Trump, njoftoi Pentagoni të mërkurën.
Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim në rrjetet sociale.
Nënsekretari i Marinës, Hung Cao, do të ushtrojë këtë pozitë, u bë tutje e ditur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Phelan është udhëheqësi i fundit ushtarak i rangut të lartë që largohet nga administrata në muajt e fundit. /Klankosova.tv










